Me ftesë të Këshillit të Evropës, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Adea Roka Pylla, si dhe Udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, z. Armend Behluli, kanë marrë pjesë në Konferencën Evropiane për demokracinë deliberative me temën “Evropa rezistente përmes demokracisë deliberative: qytetet dhe rajonet në veprim”.
Kjo konferencë, e mbajtur në Strasburg të Francës, kishte për synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, avancimin e vetëqeverisjes lokale, si dhe promovimin e qeverisjes së hapur, demokracisë pjesëmarrëse dhe asaj deliberative.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Komunës së Gjakovës në këtë konferencë dëshmon përkushtimin e institucionit ndaj shkëmbimit të përvojave evropiane dhe avancimit të praktikave demokratike në nivel lokal.