Dy familje të Komunës së Gjakovës, familja Dushi dhe familja Zenunaj, kanë hapur një kapitull të ri të jetës së tyre me përurimin e shtëpive të reja.
Ky moment i rëndësishëm dhe i gëzueshëm u bë i mundur falë bashkëpunimit korrekt dhe të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, duke dëshmuar rëndësinë e partneritetit institucional dhe humanitar në mbështetje të familjeve në nevojë.
Komuna e Gjakovës shpreh urimet më të përzemërta për familjen Dushi dhe familjen Zenunaj, duke iu dëshiruar shëndet, paqe dhe mirëqenie në shtëpitë e tyre të reja, pranë më të dashurve të tyre.