Eshte nënshkruar kontrata për pjesën e parë të fazës finale të punimeve në shtratin e lumit Krena, një ndërhyrje që do të ndryshojë rrënjësisht pamjen dhe funksionalitetin e këtij segmenti të qytetit.
Segmenti nga Ura e Taliqit deri afër Spitalit të Gjakovës do të përfshijë ndërtimin e kolektorëve modernë, trotuare të reja, ndriçim publik, si dhe ura për këmbësorë. Me një vlerë totale investimi prej 1,498,441.31 euro, ky projekt përbën një nga ndërhyrjet më të mëdha të qeverisjes lokale dhe pritet të jetë një aset afatgjatë në shërbim të qytetarëve për shumë breza.