Nën kryesimin e Kryesueses së Kuvendit, znj. Arbënesha Kuqi, sot është mbajtur mbledhja e tetë për vitin 2025 e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Fillimisht u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së mbajtur me datë 11.07.2025.
Më pas, Drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Durim Halilaj, prezantoi në pika të shkurtra Projekt-Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2026. Ai mes tjerash u shpreh:
“Projekt-buxheti është përgatitur konform ligjit mbi menaxhimin e financave publike, si dhe ai paraqet një buxhet gjithëpërfshirës dhe zhvillimor për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës. Buxheti ka pësuar rritje prej 1.8 milion euro nga viti i kaluar. Vlera e përgjithshme: 42,393,244.00 €. “
Më pas u shqyrtuan edhe draft-dokumentet:
Draft-Rregullorja për Transparencë në Komunën e Gjakovës;
Draft Plani i Veprimit për Transparencë në Komunën e Gjakovës.
Të gjitha pikat u miratuan për kalim në shqyrtim të mëtejmë në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Komunale.