Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mori pjesë sot në sesionin informues për bursat Chevening, të organizuar nga Chevening Alumni Foundation në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën Britanike dhe Activism Roots. Si ish-përfitues i kësaj burse, ai ndau përvojën e tij personale dhe theksoi rëndësinë e këtyre mundësive për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.
Mesazhi i Kryetarit Gjini për studentët: “Mos u ndalni së lexuari. Mos u kurseni në studime. Mos hezitoni të komunikoni. Këto janë bazat që hapin horizonte të reja.”
Studentët e interesuar ftohen të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme për të hapur dyer të reja drejt zhvillimit dhe përvojave ndërkombëtare. Afati i aplikimit është i hapur deri më 7 tetor . Nga Kosova do të përzgjidhen 10 përfitues!