Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund. Në takim u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Gjakovë si dhe mbi mundësitë për realizimin e projekteve që synojnë fuqizimin e qytetit dhe komunitetit. Kryetari Gjini e vlerësoi këtë bisedë si një mundësi të rëndësishme për shkëmbim idesh dhe vizione të përbashkëta për të ardhmen e Gjakovës dhe të Kosovës.